Në muajin shkurt të vitit që lamë pas, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë vogëlushin të cilit i vendosën emrin shumë të veçantë, Zëri. Djali i tyre është kthyer në një ndër bebushat më të njohur të showbiz-it, i cili i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij.

Sot, Zëri mbush plot 11 muaj nga ardhja në jetë dhe Elita nuk vonoi të ndajë në llogarinë e saj në Instagram disa poza të vogëlushit, të cilat na e zbukuruan ditën. “11 muajsh. Drita e nanës. Lumturi e shpirtit. Sheqeri i nanës”- janë fjalët e ëmbla me të cilat moderatorja shoqëron fotot e të birit.