Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu sot mirënjohjen për mbështetjen e Kancelares gjermane, Angela Merkel, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Spiropali vlerësoi po ashtu edhe ndihmën e Kancelares Merkel, në prag të Konferencës së Donatorëve për të lehtësuar jetësimin e Programit të Rindërtimit.

“Mbështetja këmbëngulëse e Kancelares vizionare Merkel për çeljen e negociatave Shqipëri-BE, si dhe ndihma e saj në prag të Konferencës së Donatorëve për të lehtësuar jetësimin e Programit të Rindërtimit, meritojnë mirënjohje maksimale”, tha Spiropali.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berlin me Kancelaren Angela Merkel, e cila u shpreh se “Gjermania dëshiron që shtetet e Ballkanit Perëndimor të përafrohen me Bashkimin Europian dhe para së gjithash duam që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Europës në mars të kemi një dakordësim për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.