Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagon pasi Prokuroria e posaçme anti-korrupsion e njohur ndryshe si SPAK, ka nisur hetimet për kontratën koncensionare lidhur me sterilizimin e pajisijeve mjekësore, pas denocimit të nismës ‘Thurje’. Ministrja tha se pas dërgimit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme, është amenduar kontrata e sterilizimi.

Më tej sqaroi se nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. “Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompelskitetet. Ka pasur në raport me atë që ka prodhuar, më mirë se unë mund të flasin mjekët, punët që kryhen përmes këtij partneriteti. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët”, u shpreh ministrja