Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka ironizuar në rrjetet sociale Sali Berishën në lidhje me deklaratat e këtij të fundit ku sulmoi përsëri të dërguarin e SHBA për Ballkanin Palmer për shkak se e ka gruan serbe të Malit të Zi. Baze thotë me ironi se “nuk di pse ky njeri është kaq rracist me serbët e Malit të Zi dhe i duken më të mirë serbët e Beogradit, pasi gruaja e tij është vajzë e Milicës nga Beogradi.
“Sali Berisha e ka sulmuar përsëri të dërguarin e SHBA për Ballkanin William Palmer për shkak se e ka gruan serbe të Malit të Zi. Nuk di pse ky njeri është kaq rracist me serbët e Malit të Zi dhe i duken më të mirë serbët e Beogradit. Gruaja e tij është vajzë e Milicës nga Beogradi. Fëmijët e tij e kanë gjyshen gjak të pastër serb dhe ne kurrë nuk i kemi marrë inat për këtë. Gjithë çfarë kemi me ta, është se kanë vjedhur e kanë vrarë si fëmijët e Saliut, e jo si nipër të Milicës.”– shkruan Baze.