Shtetet e Bashkuara thonë se janë “gati për t’u përfshirë në negociata serioze pa parakushte” me Iranin pas vrasjes së gjenerali Souleimanit dhe sulmit të djeshëm iranian me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB Kelly Craft tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për të negociuar “me qëllim parandalimin e përkeqësimit të situatës dhe vendosjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Dje Presidenti amerikan Donald Trump në një fjalim drejtuar kombit amerikan tha se “Irani duhet të braktisë ambiciet e tij bërthamore dhe të ndalojë mbështetjen e terrorizmit. Ne, tha Trump- duhet të arrijmë një marrëveshje që lejon Iranin të rritet dhe të përparojë dhe të largohet nga tmerri i tij i pashpresë”.
Nënkryetari i SHBA Mike Pence tha për CBS News se sipas inteligjencës amerikane Irani i kishte kërkuar militantëve të saj aleatë në rajon që të mos sulmonin objektivat e SHBA.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer së fundmi mesazhe përmes kanalit diplomatik zviceran. Deklarata zvicerane nuk përshkruan në detaje se cili vend ka aktivizuar i pari mesazhet por thotë se kanali diplomatik është është në proces.
Ndërkohë Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka caktuar për të enjte një votim për të kufizuar të drejtën e Presidentit Donald Trump për të filluar një luftë kundër Iranit pa miratimin specifik nga Kongresi.
“Anëtarët e Kongresit kanë shqetësime serioze dhe urgjente në lidhje me vendimin e administratës për t’u përfshirë në luftë kundër Iranit dhe mungesës së strategjisë së saj për të ecur përpara,” tha Presidentja e Dhomës Nancy Pelosi.
Edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar duke thënë se ‘Zhvillimet e fundit në situatën në Iran, Irak dhe në të gjithë rajonin janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe se nuk ka interes për të rritur spiralen e dhunës.” Kurse presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se ‘Përdorimi i armëve duhet të ndalet per ti lene vend dialogut’.
Dje në orën 1.20 të mëngjesit, në të njëjtën kohë orare kur gjeneral Qassem Soleimani u vra në Bagdad të premten e kaluar, dhjetra raketa balistike nga Irani goditën dy baza ushtarake në Irak ku ndodhen 1.500 trupa amerikane dhe ato të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS, mes të cilëve italianë, francezë dhe gjermanë.