Reperja e njohur Tayna ishte mbrëmjen e djeshme e ftuara speciale në emisionin “Shiko kush luan”. Ajo u bë pjesë e lojës ‘Paintball’ ku ka zbuluar shumë rreth raporteve me kolegët e saj reperë.
Në tabelë ishin vendosur fotot e disa prej reperëve më të njohur të Showbizit, për të cilët vajzat çmenden në përgjithësi: Capital T, Majk, Mozzik, Onat, Mc Kresha, Ledri Vula etj. Tayna është pyetur se cilin prej tyre e sheh si mashkullin ideal, me të cilin do donte të kishte një lidhje, mirëpo ajo iu ka bërë të gjithëve dalje.
“Asnjëri prej këngëtarëve nuk janë çuna për shtëpi”, është përgjigjur reperja, duke treguar se reperët e shfaqur në fotot përballë saj nuk përmbushin kriteret e mashkullit ideal për të.