Në jetë të gjithëve u ndodh të ndihen në faj për një reagim të gabuar, apo se kanë humbur një rast fatlum. Gjithsesi, jot ë gjithë ndjejnë të njëjtin nivel pendese dhe ka madje edhe njerëz të cilëve nuk i bën përshtypje kur gabojnë, por duan të dinë se si ta ndreqin. Në bazë të shenjës zodiakale, Horoskopi tregon se për çfarë mund të pendoheni. Lëreni veten të inspiroheni nga yjet!

DASHI

Kush i përket shenjës së Dashit pendohet me vështirësi për diçka, sepse zgjedh gjithnjë të ketë keqardhje, në vend të brejtjes së ndërgjegjes. Gjithsesi, ndonjëherë mund të lënë t’i shpëtojë ndonjë rast fatlum dhe unik. Mund të mos ketë ndodhur për mungesë vullneti, por për shpërqendrim. Një tjetër mundësi pendese mund të lidhet me faktin që i kanë besuar shumë dikujt, i/e cili/a është sjellë në mënyrë të padrejtë me Dashin. Nuk i toleron dot gënjeshtrat.

DEMI

Shenja e Demit merr vendime të mirë peshuara, për shkak të analizës së thellë. Ndaj është e vështirë që të pendohet për diçka, të cilën e studion deri në detajet më të imta. Mund të pendohet mbase se ka ngrënë pak si shumë dhe nuk mund të veshë diçka që një muaj më parë i rrinte mjaft mirë. Në çdo rast bëhet fjalë për gjëra të parëndësishme, që i garantojnë ditë të qeta dhe në paqe me ndërgjegjen.

BINJAKËT

Do ishte mirë nëse Binjakët do pendoheshin ndonjëherë për ndonjë gjë. Por fatkeqësisht, nuk kuptojnë që në shumë situata mund të kishin patur një sjellje më të mirë, më të edukuar dhe të përkushtuar në drejtim të njerëzve të dashur, të cilët e duan shumë. Ndonjëherë, vetëm për të mos e pranuar se e kanë gabim, ndërtojnë një histori krejt ndryshe nga sa ka ndodhur në të vërtetë. Nuk është e lehtë t’i bësh të kuptojnë se ku dhe pse kanë gabuar, as kur përdor sjelljet e mira.

GAFORRJA

Kush i përket kësaj shenje, bën gjithnjë shumë pyetje mbi veprimet e kryera dhe pikërisht për këtë arësye shpesh ndihet në faj që nuk ka marrë parasysh disa fakte që do i kursenin vuajtjet, sidomos në aspektin sentimental. Ndonjëherë pendohet që nuk është kujdesur mjaftueshëm për familjen, ëmbëlsirat ose për kafshët shtëpiake. Do t’i bëjë njerëzit e dashur të ndihen të rëndësishëm për të.

LUANI

Një Luan nuk do e pranojë kurrë që është penduar për ndonjë gabim të kryer, por brenda vetes e di se ka gabuar dhe kërkon gjithnjë të rikuperojë. Mënyrat e tij për të bërë ‘të fortin’ ama, mund të përkeqësojnë situatën, sidomos nëse janë të përfshirë njerëz të tjerë të ndjeshëm, që do donin më shumë delikatesë. Do ishte më mirë të mos i vinit në pah mungesat sepse egoja e një Luani nuk mund ta duronte dot.

VIRGJËRESHA

Shenja e Virgjëreshës është gjithnjë shumë e organizuar dhe prezantohet në orar në çdo takim. Për çfarë mund të pendohet një person kaq korrekt? Me shumë mundësi që nuk ka pastruar ashtu siç duhet shtëpinë para se të vinin të ftuar të rëndësishëm, pse se ka shpenzuar shumë për një produkt që nuk kryen të gjitha funksionet që shkruhen në etiketë. Janë këto gjëra të vogla që e bëjnë Virgjëreshën të dalë nga vetja. Është e vështirë të pendohet që i ka kushtuar shumë kohë punës.

PESHORJA

Shenja e Peshores është e famshme si sipërfaqësore dhe njeri shumë i pasigurtë dhe dyshues mund të pendohet për çdo zgjedhje. Nuk e fal veten nëse nuk ka kombinuar veshjen, ashtu si nuk ia fal dot vetes që ka bërë makiazhin e gabuar gjatë një mbrëmjeje elegante. Sa keq që kurrë nuk pendohet për mendjelehtësinë!

AKREPI

Para se të pendohet për diçka, Akrepi kërkon të gjitha justifikimet e mundshme dhe të imagjinueshme për të dalë ‘i larë’. Edhe kur i tregon, në mënyrë shumë evidente se ka gabuar, e mohon dhe nuk pendohet (të paktën jo publikisht). Në realitet, është pikërisht për shkak të këtyre situatave që përjeton gjithnjë luftë të brendshme dhe eviton ta ndajë një gjë të tillë edhe me miqtë e vet më të ngushtë. Kur pickon, është helmues!

SHIGJETARI

Shigjetari është një shenjë që reagon gjithnjë në mirëbesim dhe nëse nuk pendohet për ndonjë gabim të kryer, kjo ndodh sepse ende nuk është ndërgjegjësuar. Është njeri pozitiv, optimist dhe nuk do të shohë keq njerëzit që ka pranë, madje edhe kur nuk ka lidhje shumë të ngushtë me ta. Ndonjëherë mund të pendohet se ka vuajtur shumë për njerëz që kanë shfrytëzuar energjinë e tyre, pa i lënë asgjë në këmbim. Në çod rast, nuk mban inat për askënd.

BRICJAPI

Shenja e Bricjapit është i lidhur me kohën dhe për këtë arsye mund të pendophet se i ka dedikuar shumë kohë njerëzve ose situatave që nuk e kanë merituar për asnjë sekondë vëmendjen e tij. Është njeri i kontrolluar që kontrollon me doza edhe emocionet. Kur e mendon si të nevojshme, largohet edhe nga njerëzit të cilët i do shumë, në mënyrë që të mos krijojë aq shumë lidhje me ta. Nuk është e lehtë të hysh në zemrën e një Bricjapi dhe duhet shumë durim për të pranuar ftohtësinë që e karakterizon.

UJORI

Sjellja e Ujorit duket shpesh si moskokëçarëse dhe duket indiferent edhe ndaj njerëzve që ndihen keq për faj të tij/saj. Duket moskokëçarës edhe ndaj gjërave që nuk shkojnë mirë për shkak të një gabimi të tij/saj. Në të vërtetë, ndërgjegjësohet, por zgjedh të kalojë menjëherë tek diçka e re, në mënyrë që të mos mbetet ‘peng’ i brejtjes së ndërgjegjes për faje të kota. Sjellja e Ujorit mund të duket e akullt, por duke e njohur, mund të zbulosh se brenda ka shumë mençuri dhe inteligjencë.

PESHQIT

Ka shenja zodiakale që nuk pendohen as në rastet më të këqija. Nëse flasim për Peshqit, pendohet sa për të gjitha shenjat e zodiakut. Çdo gjë që nuk shkon sipas ëndrrave të tij, pendohet që nuk është impenjuar mjaftueshëm ose pse ka nënvlerësuar situata që do mund të shkonin ndryshe. Është shenjë shumë altruiste dhe do ishte diçka e ndyrë të tallesh me një njeri kaq të mirë dhe bujar. /pamfleti