Nuk është hera e parë dhe me siguri s’ka për të qenë as e fundit, që Luana Vjollca, ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë, të akuzohet për photoshop. Mesa duket, këto akuza nuk i bëjnë më aspak përshtypje moderatores, e cila tashmë është mësuar me to.
Teksa shijon pushimet në Dubai, Luana ndau në Instagram një foto me Marinën, mirëpo mes komenteve të shumta, ra në sy komenti i një ndjekëseje. Ndjekësja e akuzonte moderatoren se kishte përdorur photoshop, pasi këmbët e saj dukeshin tepër të gjata në foto.
“A je e pirë moj? S’e besoj që me vetëdije e ke postu këtë! Të vërehet photoshop-i te këmba shumë”- i shkruan ndjekësja. Mirëpo, me qetësi dhe dashuri, Luana i është kthyer ndjekëses, duke i shpjeguar arsyen pse fotoja duket si e photoshop-uar.
“E dija keto komenteee eshte bere me efektin “wide” foto qe ka dal keshtu kemba ”- i kthehet Luana qetësisht. Prej disa ditësh, moderatorja na e ka bërë zili të gjithëve me fotot nga pushimet në Dubai, të cilat i nisi pas përfundimit të sezonit të tretë të “Shiko Kush Luan”.