Edhe pse 24-orëshi i fundit mund të cilësohet si dita më e ftohet e kësaj jave të parë të vitit 2020, në qarkun e Kukësit të gjitha akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme. Burime nga Policia rrugore në Kukës bëhet e ditur se konkretisht në disa akse malore ka patur prezencë të lartë akulli.
Robert Ibrahimi, Shef i Policisë Rrugore Kukës thotë për Report Tv se patrullat e policisë kanë porositur të gjithë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në akset problematike.
“Përdoruesit e rrugës janë këshilluar për të mbajtur paisjet shtesë për të pasru goma dimërore dhe zinxhirë. Tek rrugët Kukës – Shën Mëri dhe Rruga nga Kukëis në Shishtavec. Ka patur policië duke porositur drjetuesit të ecin kujdesshëm duke mos bërë monovra të gabuar” tha Ibrahimi.
Sipërmarrësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë punuar gjatë gjithë kohës për hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugëve duke i mbajtur të qarkullueshme. Edhe rruga e Kombit është mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm dhe trajtim me kripë për eliminimin e ngricave.
“Kemi kontaktuar me kontraktorin për çdo rrugë për të mirëmbajtur rrugën, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e makinerive si borpastrueset e fadromat.” ka thënë më pas shefi i policisë rrugore Robert Ibrahimi.