Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit e saj një video në llogarinë në ‘Instagram’, që ka shkaktuar jo pak të qeshura. Ajo ka treguar se një tërmet i ka gjetur në studio dhe nga pamjet dallohet dhe reagimi i parë i saj dhe vëllezërve Veshaj, të cilët kanë qenë duke moderuar.

“E kemi kapur edhe ne një tërmet në studio. Nuk jemi aspak krenarë për reagimin krahasuar me gjithë emisionet që e kanë përjetuar live, por gjithsesi jemi si shumica e videove të njerëzve të thjeshtë, që dalin me vrap nga lokalet. Ruani qetësinë njerëz, mos bëni si ne”, ka shkruar Bora krah videos së publikuar në rrjetet sociale. Kujtojmë se ajo dhe vëllezërit Veshaj janë rikthyer sërish në ekran me emisionin e tyre ‘Treshat’ në ekranin e ‘Tring’.