Tërmeti shkatërrues i datës i 26 nëntor, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa banesat e tyre, është më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019.
“Wikipedia” ka nxjerrë këtë përfundim, pas hulumtimit të tërmeteve që prekën botën gjatë vitit që lamë pas.
Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, dy zonat me më shumë viktima.
Edhe pse në një vit tjetër, në një dekadë të re, shumë familjarë janë akoma me plagët e hapura, për familjarët që humbën apo shtëpinë e tyre të dashur që u shemb.
Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.
Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.
Viti 2019 do të mbahet mend gjatë si një vit zie për shkak të këtij tërmeti që mori 51 jetë plot ëndrra.