Kryetar i shoqatës “Vatra e Shqiptareve Stamboll”, Bora Zukali në një prononcim për mediet ka deklaruar se derimë tani nuk raportohet asnjë shqiptar i plagosur nga tërmeti që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme.
Sipas Zukalit, në zonën ku ka rënë tërmeti në Elazig nuk jetojnë shqiptarë. “Tërmeti është larg Stambollit, ajo nuk është tokë e fortë dhe ka rënë disa herë tërmet. Nuk ka as shqiptarë as student dhe as të afërm shqiptarë, nuk kemi marrë lajme të këqija. Nuk kemi marrë lajm të keq për shqiptarë. Vetëm nga Turqit kemi persona të vdekur. Janë bërë gati për të ndërhyrje, furgon Avion po bëhen gati ose Hëna e Kuqe që i organizon. Janë angazhuar të gjitha institucionet. Janë rrëzuar shtëpi shumë dhe po hiqen gërmadhat. Ata që janë gjallë po shpëtohen. Mbi 1000 veta janë mjekuar nëpër spitale”, -tha Zukali.
Po ashtu, ai ka informuar se deri tani numri i viktimave ka shkuar në 22. “Deri më tani ka 22 viktima, populli ministria dhe grupet po punojnë për ata që janë nën gërmadha. Janë koordinuar institucionet “, -u shpreh Zukali.