Operacionet e kërkim shpëtimi në Turqi duket se kanë dhënë rezultat pozitiv teksa kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat mbi 40 persona të cilët janë dërguar në spital. Ndër ta ishte dhe një grua shtatëzënë sëbashku me fëmijën e saj e cila u nxorr e gjallë pas 11 orësh qëndrimi nën rrënoja. Qendra e menaxhimit të katastrofave dhe emergjencave turke AFAD, raporton se personat e shpëtuar u nxorrën nga rrënojat e Elazig dhe Malatya.
Autoritetet bëjnë me dije se 30 persona ndodhen ende nën rrënoja. Të paktën 22 persona kanë humbur jetën ndërsa 1031 kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.