Qytetarët e Xhamajkës dhe Kubës fatmirësisht i kanë shpëtuar pa pasoja lëkundjeve tejet të forta sizmike me magnitudë 7,7. Tërmeti i jashtëzakonshëm u ndje deri në Amerikën Veriore dhe shkaktoi vetëm dëme joserioze materiale. Një tërmet i fuqishëm 7,7 ballë goditi të martën në Detin e Karaibeve, midis Xhamajkës dhe Kubës. Instituti gjeologjik amerikan informoi se epiqendra ishte në një largësi të barabartë nga dy shtetet, dhe ndodhi rreth orës 2:10 të pasdites me kohën lokale. Një zonë e gjerë e shtrirë nga Meksika në Floridën amerikane po ashtu ndjeu lëkundjet e forta, duke nxjerrë jashtë në panik banorët e kryeqytetin kuban.
“Tërmeti u ndje fort këtu. U evakuan njerëzit, punonjësit dhe turistët që ndodheshin në hotele, shumë njerëz,” tregoi një banor vendës. Raportohet se lëkundjet nuk shkaktuan viktima përveç dëmeve strukturore në disa prej godinave. Filmimet amatore treguan se si shkarkimi i tërmetit shtyu sipër ujërat e zeza duke shpërthyer në ajër pusetat e trotuareve dhe rrugëve të Ishujve Kajman. Në rajone të caktuara u vërejtja hapje të thella të tokës dhe akseve rrugore. Autoritetet njoftuan fillimisht edhe për rrezikun e një cunami që mund të sillte dallgë deti deri 1 metër të larta, por ky fenomen fatmirësisht nuk u shfaq. Tërmeti i së martës ishte nga më të fuqishmit e regjistruar gjatë ditës, pas atyre që goditën edhe shtetet e Ballkanit, Greqinë dhe Shqipërinë.