Ekzistojnë disa gjëra në të ardhmen tonë, të cilat janë përcaktuar por po presin kohën për t’u shfaqur në jetën tonë. E ardhmja është një mister dhe ne kurrë nuk do të mund të zbulojmë çfarë na pret, por ndonjëherë jeta na dërgon disa sinjale që mund të jenë shumë të dobishm. Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë për të ardhmen tuaj, testi i sotëm mund të jetë pikërisht ai që ju nevojitet. Do t’ju sjellë disa mesazhe për fatin dhe do të ndriçojë idetë e perspektivat tuaja. Lejoni intuitën t’ju drejtojë dhe zgjidhni një prej tre shisheve magjike. Shishja e parë – Gjërat nuk janë shumë të lehta tani, apo jo? Vetmia dhe dëshira për t’u dorëzuar vazhdimisht po ju largon forcën tuaj dhe kjo situatë mund të jetë vërtet e vështirë për tu kapërcyer. Ashtu si gjithçka është zgjidhur gjithmonë, këtë herë nuk do të jetë më ndryshe.
Gjërat do të bien në vend dhe dielli do të shkëlqejë përsëri në jetën tuaj. Sado e ndërlikuar të jetë jeta juaj, zgjidhja do të vijë kur të mos e prisni, dhe së shpejti do të buzëqeshni e do të ndani momente të mira me njerëzit që doni. Ju jeni një person shumë i fortë dhe i mençur, kështu që gjërat më të mira në jetë do t’ju vijnë në kohën e duhur, jini të durueshëm. Shishja e dytë – Ju duket sikur ndryshimi që keni pritur për një kohë të gjatë, nuk do të vijë kurrë? Ndryshimet pozitive në jetën tuaj janë të pashmangshme, ato janë një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve tuaja dhe do të shndërrojnë historinë tuaj përgjithmonë, do t’ju sjellin motivime të reja dhe do t’ju shtyjnë të angazhoheni edhe më shumë tek lumturia juaj. Do të jeni më të lumtur nga brenda, dhe rrjedhimisht edhe nga jashtë, dhe do të kuptoni sesi universi funksionon në mënyrë perfekte. Bëhuni gati, sepse faza më e mirë e jetës suaj do të fillojë së shpejti.
Shishja e tretë – Se si do të duket e ardhmja juaj do të varet plotësisht nga mënyra sesi silleni në momentin aktual. Ju jeni shumë të lidhur emocionalisht me ngjarjet e së kaluarës tuaj dhe lejoni që këto ndjenja t’ju pengojnë e të jenë prezente në jetën e tanishme. Në mënyrë që të ekzistojë një e ardhme pozitive, është thelbësore të mos shpërqendroheni nga gjërat që kanë kaluar. Ka shumë gjëra pozitive që mund të hyjnë në jetën tuaj: para, një dashuri dhe miqësi e re, por duhet të jeni vërtet të gatshëm t’i merrni ato. Vendosni një qëllim për një të ardhme pozitive dhe punë për ta manifestuar atë. Ju jeni në gjendje të krijoni një jetë të re për veten tuaj, thjesht duhet të jeni në gjendje të bëni hapin e parë.