Barcelona do t’i besojë stolin Xavit. Katalanasit kanë arritur akordin me ish-mesfushorin e tyre dhe në Doha e bëjnë të kryer diçka të tillë. Takimi ndërmjet drejtorit sportiv, Eric Abidal dhe teknikut të Al-Sadd ka shkuar mirë dhe me shumë mundësi Xavi do të marrë drejtimin.
Mediet arabe bëjnë me dije se Xavi pritet të prerzantohet nesër në krye të kampionëve të Spanjës, ndërsa klubi i Al-Saddit nuk e ka penguar një marrëveshje të tillë. Ata kanë kuptuar dëshirën e Xavit për t’u larguar dhe kanë vendosur ta lënë të lirë.
Barcelona ka vendosur të mos i besojë më Valverdes dhe largimi i tij mbetet çështje orësh. Tekniku nuk do të japë dorëheqjen, pasi luhen shumë para në kontratë. Barcelona ka vendosur ta pushojë nga puna pas eliminimit nga Superkupa me rezultatin 3-2 ndaj Atletico Madridit.