Edison Cavani është vetëm një hap larg transferimit tek Atletico Madrid. Sulmuesi i PSG, ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e “Los Colchoneros” dhe tashmë mungon vetëm të jepet “OK” nga klubi francez.Për të bindur PSG-në, Atletico ka ofruar në total 18 milionë euro (15 milionë + 3 milionë të tjera në formë bonusesh).

Duke ditur që Cavanit i skadon kontrata në fund të sezonit, parizienët pritet të dorëzohen përpara ofertës së spanjollëve, me Cavanin që sipas gjasave do të firmosë zyrtarisht në ditët e ardhshme.