Tirana Airport Partners njoftoi sot se qytetarët që kishin planifikuar fluturimin drejt Milanos me kompaninë Flyernest do të shërbehen nga kompania EasyJeet. “EasyJet është në dispozicion për të ndihmuar pasagjerët e prekur nga fluturimet e rezervuara me FlyErnest drejt Milanos. Të gjithë ata pasagjerë që kanë rezervuar një biletë me FlyErnest për në Milano do të kenë mundësinë që nëpërmjet një tarife prej 70 euro (me bagazh dore) të riprogramojnë fluturimin e tyre. Afati është deri me datën 26 janar”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Për të përfituar nga ky udhëtim, TIA informon se pasagjerët duhet të kenë kodin e prenotimit të biletës dhe të kontaktojnë shërbimin e klientit në numrat :199 304 213 (Nga Italia) or +44 330 365 5030, nga çdo vend tjetër.