Astrologia Meri Shehu ka publikuar parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit për muajin janar. Në një status në profilin e saj në Facebook, Shehu ka renditur shenjat nga ajo më pak e favorizuara tek shenja me më shumë fat. Ndër të tjera, në përshkrimin e saj për parashikimin e yjeve, Meri Shehu paralajmëron njërën prej shenjave.
Bëhet fjalë për shenjën e Peshqve e cila renditet e fundit pasi jeta e njerëzve që i përkasin kësaj shenje do të tronditet. Gjithsesi datës 13 dhe ditëve përreth duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe, sepse astrologia tregon se do të ndodhin ngjarje të rëndësishme.
Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat, tek me e favorizuara:
Peshqit-Fundi i muajit do të jetë pak me kontradita në jetën personale ose me çështjet e ekonomisë, që do të jenë të paqarta. Do të luftojnë shumë për të mbajtur një pozicion pune, një pozicion në jetën e tyre personale. Do u rrezikohet puna, jeta personale dhe duhet të kenë kujdes mos përballen me njerëz që kanë pushtet.
Binjakët-Kanë një muaj shumë konfliktual, me përballje, antagonizma, provokime të ndryshme dhe duhet të jenë të qetë për të ecur përpara. Duhet të kenë kujdes në marrëdhënie me të tjerët, mënyrën si bashkëpunojnë. Do jenë nën presionin dhe antagonizimin e të tjerëve. Kujdes dhe në marrëdhëniet në çift.
Gaforrja-Duhet të kenë vëmendje të madhe në ndryshimet që do të ndodhin në jetën e tyre. Nëse kanë pushtet janë në një moment delikat. Kanë kontradita në marrëdhëniet familjare, në lidhje me punën, por edhe në lidhje me të tjerët. Duhet të jenë më të vëmendshëm dhe më të qetë në marrjen e vendimeve në këtë periudhë.
Luani-Do të jenë shumë të ndjeshëm në lidhje me shëndetin, ose me prapaskenat që do t’ju bëhen këtë periudhë. Do të jenë në një pozicion pritës ose pozicion mbyllës. Nuk duhet të harxhojnë më shumë energji sesa duhet. Në dashuri mund të shkëlqejnë, duke u futur në një njohje të re.
Shigjetari-Do të jetë një muaj energjik. Pas datës 27, e gjithë veprimtaria e mirë që mund të bëjnë gjatë muajit Janar mund t’ju hidhet poshtë, ose do dalë ndonjë gënjeshtër në çështjet personale dhe ekonomike. Nesër duhet të kenë kujdes me raportet ekonomike dhe detyrimet. Tregohuni të vëmendshëm në investimet që do bëni.
Bricjapi-Kini kujdes në marrëdhëniet në çift dhe në bashkëpunimet e rëndësishme. Ndodh një ngjarje e rëndësishme që do ju trondisë jetën në periudhën e Janarit. Nëse merreni me politikë do të keni probleme dhe nëse keni pushtet duhet të keni kujdes me vendimmarrjet tuaja.
Virgjëresha-Me eklipsin do t’i keni punët mirë dhe do të merrni lajme të mira, do të ndiheni mirë. Duhet të jeni më të vëmendshëm me njerëzit që doni, në marrëdhëniet në çift dhe çështjet ekonomike. Fundi i muajit do të jetë disi kontraditor.
Demi– Me lajmet që do të merrni do të forconi pozitën tuaj dhe do të jepni një po ose jo në marrëdhëniet e komplikuara që keni pasur. Është një muaj relativisht i mirë, por do të keni disi probleme ekonomike me shpenzimet dhe detyrimet që keni ndaj të tjerëve.
Dashi– Çdo gjë mund të ndodhë, mund të prishet, ose të formatohet nga e para. Kujdes duhet të tregojnë dashët që kanë pushtet të madh ekonomik dhe politik. Sepse janë ditë kyçe të vështira. Megjithatë do të keni një muaj romantik. Pas datës 18 hapen mundësitë për takime të fshehta, por duhet të keni kujdes nga skandalet.
Akrepi-Do të keni udhëtime, kontakte me jashtë. Do të ndodhë një ngjarje e mirë, një ndikim pozitiv, që do t’i çojë akrepat në një nivel më të lartë në lidhje me punën, projektet, planet në përgjithësi. Do të keni mundësi të mira për takime me njerëz seriozë, për të realizuar punë të mira.
Peshorja-Do të merrni një ngritje në çështjet e karrierës. Do të finalizoni një çështje punë dhe prestigji. Kujdes në çështjet familjare dhe ato që kanë të bëjnë me pushtetin. Mbani anën e të drejtës, rregullit dhe ligjit dhe diçka e rëndësishme dhe e mirë do të ndodhë në jetën e tyre.
Ujori-Në datën 24 është një hënë e re e mirë për të gjithë. Do të jepni energjinë dhe punën tuaj në ndihmë të të mirës së përgjithshme. Do çliroheni nga një Janar disi i vështirë në datën 24. Kini kujdes me punën dhe shëndetin, deri në mesin e Janarit dhe më pas do të ndjeni një atmosferë më të mirë.