Në një kohë kur të gjithë mbërthehemi deri në grykë me shall dhe pallto të trasha për ti shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit, ka edhe nga ata guximtarët që i drejtohen detit për të notuar.
Ky 52 vjeçar ka udhëtuar nga Fieri drejt brigjeve të Jonit në Vlorë, duke sfiduar motin e notuar i patrazuar nga kureshtarët por nuk i ka shpëtuar kamerës së Top-Channel.
Notari fierak të gjithë atyre që mund të thonë si është e mundur të notosh këtë fillim janari, u thotë mos bëni aspak hapi. Gjithkush mund ta provojë.
“Unë e bëj çdo vit, kam vite që e bëj. Sot është 5 gradë por deti është 8-9. Këtë që e bëj unë e bëjnë të gjithë. Sot kam ndenjur 40 minuta. Nuk e ndjej unë tani. Trupi im zjen,”-tha 52-vjeçari.
E pas kësaj interviste për Top-Channel, fieraku ia nis nga e para duke notuar përsëri./topchannel