Referuar raportimeve në edicionin e lajmeve italiane TG3, mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Ledian Memushaj ka kërkuar largimin nga skuadra e Pescara-s, pasi u përjashtua nga skuadra për ndeshjen e fundit të vitit, kundër Chievo Verona. Një përjashtim i shqiptarit për motive disiplinore.

Tashmë duket se është krijuar një frakturë e pariparueshme në marrëdhëniet mes mesfushorit kuqezi dhe trajnerit e drejtuesve të skuadrës së Seria B. Të njëjtat burime bëjnë me dije se e ardhmja e Memushaj tashmë mund të jetë te Perugia.