Sulmuesi shqiptar Rey Manaj nuk është ftuar për ndeshjen e Barcelonës kundër Leganes në Kupën e Mbretit, edhe pse u mendua se trajneri Quique Setien do ta thërriste në skuadër për herë të parë, pasi ai u stërvit me ekipin e parë një ditë më herët. Manaj – i cili javë më parë iu bashkua ekipit B të Barcelonës – u stërvit përkrah yjeve si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann në seancën e së mërkurës mbrëma, raporton Gazeta Express.
Rey Manaj (djathtas) duke stërvitur me yjet e Barcelonës
U mendua se ky ishte një tregues së sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të ftohej në ekipin e parë të Barcelonës për ndeshjen e së enjtes kundër Leganes në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit. Gjiganti katalonas është në mungesë të opsioneve në sulm momentalisht, pas operimit në gju të Luis Suarezit dhe dështimeve deri tani për të blerë një zëvendësues të tij.
Por, përkundër të gjithave, Manaj nuk është ftuar fare. Nga ekipi B i Barçës, megjithatë, janë ftuar dy futbollistë, portieri Inaki Pena dhe mesfushori sulmues Collado. Setien i ka vetëm tre sulmues për këtë takim, në një sistem 4-3-3, Lionel Messin, Antoine Griezmannin dhe Ansu Fatin.