Ditën e djeshme Adelina Tahiri bëri publik një dramë familjare në shtëpinë e dajës së saj, i cili kishte përfunduar në spital me plagë në kokë pas një sulmi.

Media “news33.tv” raportonte se agresori në fakt ishte agresore dhe bëhej fjalë për bashkëshorten e Avdulla Mehmetajt, Arlinda.

Portali, linku i të cilit është bërë publik nga Adelina Tahiri, shkruante se gruaja kishte tentuar ta vriste me çekiç bashkëshortin për shkak të pasurisë dhe kontratës martesore ku thuhej se ajo duhej të kujdesej për të deri në vdekje.

Por Arlinda Mehmetaj e cila është dhe pedagoge, ka hedhur poshtë çdo gjë dhe ka bërë një reagim publik për lajmin ku thotë se është i gjithi shpifje. Megjithatë reagimi i saj mbetet i paplotë, pasi ende nuk e kemi një version të sajin të ngjarjes.

Më poshtë reagimi i plotë:

Reagim lidhur me artikullin me titull: “FOTO EKSKLIZIVE:TENTIM PËR VRASJE NDAJ ISH-PRONARIT TË TV ERA, AVDULLA MEHMETAJ NGA BASHKËSHORTJA E TIJ!”, publikuar nga news33.tv

Bazuar në të drejtën e replikës dhe etikës së gazetarisë, unë Arlinda Mehmetaj, lus të gjitha portalet që e kanë publikuar këtë lajm nga portali fantom (pa kontakt dhe adresë), që për hir të së vërtetës ta publikojnë këtë reagim.

Fillimisht sqaroj mediat dhe publikun e gjerë se ky artikull është i pavërtetë dhe shpifje ndaj meje, me qëllim dëmtimin e repitacionit tim.

Unë asnjëherë nuk jam kontaktuar nga portali në fjalë www.news33.tv, që për hirë të etikës dhe paanshmërisë së lajmit ta merrnin edhe qëndrimin tim për këtë rast.

Fuqimisht demantoj lajmin dashakaeq, i cili është i tëri shpifje dhe për qëllim ka dëmtimin e reputacionit tim si Profesoreshë e AAB-së.

E vërteta është si në vijim: (e shkruan rastin çka ka ndodhë)

I bëjë me dije publikut të gjerë dhe mediave online, se qysh nesër do të bëjë kallëzim penal për shpifje dhe rastin do ta paraqesë në Policinë e Kosovë, në mënyrë që drejtësia ta nxjerrë në shesh të vërtetën dhe ata që e kanë porositur këtë artikull dashakeq dhe ata që e kanë publikuar pa i konfirmuar informatat, ta marrin dënimin e merituar.

Me respekt,

Arlinda Mehmetaj