Trajneri i “gjelave” u pa teksa shkonte drejt stilit kundërshtar dhe aty u përkul duke lexuar shënimet e një prej asistentëve të stafit të klubit kundërshtar.
Të dy shkëmbyen më pas disa fjalë dhe me sa duket gjyqtari e cilësoi këtë një sjellje të papërshtatshme të trajnerit, duke i dhënë një karton të verdhë për atë gjest. Murinjo foli pas ndeshjen, në lidhje me këtë veprim duke u shprehur:
“E meritova kartonin e verdhë pasi u tregova i pasjellshëm. Por isha i pasjellshëm me një idiot, megjithatë e pranoj kartonin. Çfarë i thashë? Nuk e tregoj, praktikisht fola keq me të”, ishte shpjegimi i vetëm i trajnerit portugez në reagimin epik që pakkush priste.