Puna për ndërtimin e ujësjellësit të Belshit , në zonën e Dumresë po ecën me ritme të shpejt dhe përfundimi i kësaj vepre do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për 33 mijë banorë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e AKUM, Alqi Bllako dhe kryebashkiakun e Belshit, Arif Tafani, inspektuan punimet në ujësjellësin e Bleshit.

Ujësjellësi i Belshit do të jetë i pari ku do të pilotohen panelet fotovoltaike, duke bërë zero koston e energjisë elektrike për këtë ujësjellës. “Përmirësojmë infrastrukturën dhe rrisim cilësinë e shërbimeve në një nga zonat me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit”, theksoi ministrja Balluku.