Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me të tjera shembje nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Prishja e objekteve i hap rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Re. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk ka rezistencë nga banorët.

Në zonë ka pasur edhe forca të shumta policie për të përballuar ndonjë situatë të mundshme mes banorëve dhe policisë. Prishja e banesave në këtë zonë është shoqëruar herë pas herë me tensione, pasi protestuesit e mbështetur nga PD dhe LSI kanë kërkuar anulimin e projektit.