Pak javë më parë u nda nga jeta aktori i mirënjohur e shumë i dashur për publikun, Xhevdet Ferri. Ndarja e tij nga jeta pikëlloi të gjithë publikun e veçanërisht familjen e tij. Vajza e aktorit, Bora ka postuar në Instagram një thënie ku tregon se i mungon shumë i ati.
“Lamtumirat nuk janë përgjithmonë, lamtumirat nuk janë fundi. Thjesht do të thotë se do më mungosh derisa të takohemi sërish bashkë”, shkruan Bora. “Më mungon Papi”, shton vajza e aktorit.