Koha e Ernesto Valverdes në bankën e Barcelonës po merr fund. Mirëpo, siç raporton ESPN, Barcelona nuk dëshiron që ta largojë atë në mes të sezonit 2019-20. Trajneri e ka gjetur vetën në kritika të mëdha, pas mposhtjes në gjysmëfinale të SuperKupës kundër Atletico Madridi.
Xavi po konsiderohet si personi ideal që ta merr drejtimin e skuadrës nga Camp Nou. Mirëpo, Barca vazhdon që të insiston se ai do të jetë i sigurt deri në fund të këtij sezoni, pavarësisht rezultateve të mira apo të këqija të skuadrës.