Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelji nisi sot turneun e tij në Maqedoninë të Veriut duke shënuar vizitën e parë zyrtare në këtë vend. Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelji do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin, Oliver Spasovski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Varhejli gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Vizita e eurokomisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelji do të vazhdojë në Shqipëri. Në fokus të takimeve do të jetë metodologjia e re e zgjerimit, propozuar nga Franca dhe për vijimin e reformave në vend, veçanërisht miratimin e ligjit për prokurori publike. Komisioni Europian do të publikojë një mini-raport për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në muajin shkurt, ndërsa metodologjia e re sipas paralajmërimeve pritet të miratohet në muajin mars.

Eurokomisioneri Varhelji, muajin e kaluar theksoi se negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë në pranverë. Ai theksoi se BE duhet ta përmirësojë gabimin e muajit tetor. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se gashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi se Komisioni Europian për disa javë do të dalë me metodologji të re të zgjerimit.