Producenti dhe regjisori, Ermal Mamaqi, bashkë me një pjesë të aktorëve të filmit “I love Tropoja”, ishin për vizitë në zyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj i cili njoftoi se kush ka Kartën e Studentit përfiton biletë me 50% ulje për filmin. Veliaj ka postuar edhe një video nga biseda plot humor me Ermalin e aktorët.
Në një moment Arjola i kërkon Xhodës t’i mbërthejë fustanin dhe në këtë çast Veliaj bëri një batutë. “Ooo ju lutem merrni një dhomë… na flliqët”, tha Veliaj duke shkaktuar shumë të qeshura.