Në datën 15 janar, do të mbahet në orën 12:00 mbledhja e parë e KED-së e zgjedhur me short për funksionet kushtetuese për vitin 2020.

Ndër rendin e ditës, përfshihet edhe informacioni për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet fjalë për tre vende vakante, një prej tyre për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi i cili u shkarkua nga KPA.

Njoftimi i KED në faqen zyrtare të internetit

1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.

2.Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.

3.Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

4.Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante si më poshtë:

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.