Motrat Kendall dhe Kylie Jenner janë hedhur në gjyq nga një kompani për kopjim. “Klauber Brothers Inc”, një kompani 161-vjeçare, themeluar në Gjermani, që krijon dizenjo origjinale dantellash, të cilat përdoren për të brendshme dhe veshje të tjera ngriti një padi kundër Kylie-t dhe Kendall-t, për shkak se kanë përdorur dy dizenjo të kompanisë.

Në padinë e paraqitur në një gjykatë në Kaliforni, thuhet se dantellat janë përdorur në një palë të brendshme të koleksionit të Kylie-t. Po kështu pretendohet se dantellat u përdorën edhe në një këmishë nate nga koleksioni Kendall x Kylie. Në dokumente, të siguruara nga TMZ, theksohet se dantellat janë të njëjta. Sipas tyre janë të njëjtët elementë, përbërja, kompozimi, paraqitja e formave. Kompania kërkon të gjitha fitimet nga shitjet e produkteve të motrave Jenner. Nuk është hera e parë që Kendall dhe Kylie paditen për kopje. Në 2015-n, ato u paditën nga “Island Company” se vodhën frazën “Quit your job. Buy a ticket. Get a tan. Fall in love. Never return”. Në koleksionin e tyre PacSun, shkruhej “Run Aëay. Fall in love. Never return.”/shqiptarja