Është konfirmuar sot në detyrë Eduart Merkaj. Ai mban detyrën e rëndësishme të drejtorit të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Pol icinë e Shtetit. Trupa e vlerësimit ka ardhur në përfundimin se Merkaj i kalon të treja komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Eduart Merkaj është pjesë e strukturave të Pol icisë së Shtetit që prej vitit 2007 ndërsa nga janari i vitit 2019 drejton Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.