Besart Berisha po kalon një formë të shkëlqyer në Australi, teksa këtë herë ka shënuar dopietë me skuadrën ku ai aktivizohet Uestern Junajtid.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë dhe të tretë për ekipin e tij, në fitoren që mori me rezultatin 3-0 ndaj Central Coest Marina.Ai me një goditje me kokë pas një krosimi të Diamantit ka hapur serinë e golave që në minutën e gjashtë, ndërkohë që rrjetën e dytë personale e shënoi në minutën e 21-të.Në 12 ndeshje të zhvilluar deri më tani, Berisha ka gjetur rrugën e rrjetës 6 herë, shifra të kënaqshme këto për sulmuesin shqiptar.
The goal that doubled our lead! #WUFC #WUNvCCM pic.twitter.com/3SPqkt8eRO
— Western United FC (@wufcofficial) January 19, 2020