Borussia Monchegladbach fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Mainzit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Bundesliga.
Golin e tretën për vendasit e ka shënuar Florian Neuhaus i cili befasoi të gjithë duke shënuar eurogol nga pothuajse mesi i fushës. Neuhaus pa daljen e gabuar të portierit dhe më pas shënoi gol fantastik nga një distancë rreth 45 metra.