Vajza e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, të vrarë nga forcat amerikane, i ka dërguar një mesazh të fortë Presidentit të SHBA, Donald Trump.
“SHBA dhe aleati i tyre, Izraeli, do të jetojnë ditët më të zeza”, kështu ka deklaruar Zeynab Soleimani, ndërsa ka shtuar se “Zonja Trump, mos besoni se gjithçka ka përfunduar tani që babai im nuk është më”.
Ajo e bëri këtë deklaratë para një turme të madhe iranianësh që morën pjesë në funeralin e gjeneralit Suleimani në Teheran.
'Crazy Trump, don’t think that everything is over with my father’s martyrdom,' the daughter of Iranian military commander Qassem Soleimani said on state television. The general was killed in a U.S. drone strike in Iraq on Friday https://t.co/2G2qTWdBWs pic.twitter.com/HlDOXxCdLc
— Reuters (@Reuters) January 6, 2020