Alfred Peza

Prova më e dukshme e de gradimit dhe e de gjenerimit të sistemit të vjetër të drejtësisë, ishte ecja e tij njëkohësisht mbi dy shina me kahje krejt të kundërta: Mbi kulturën e pandëshkueshmërisë nga njëra anë dhe mbi mosmbajtjen e asnjë sekreti hetimor për çështjet me sensibilitet publik, nga ana tjetër. Sa më shumë që elita e vjetër politike, kri mi i organizuar dhe korrupsioni bëheshin të paprekshëm, si për të zbatuar edhe në jetën shqiptare ligjin e kompensimit, aq më shumë prokurorë e gjyqtarë nisën të nxirrnin në pazar të gjitha detajet e dosjeve dhe çështjeve që preknin direkt ose indirekt, njerëzit dhe interesat jashtë rrethit të tyre okult. Gjyqet popullore, publike, mediatike përmes rrjeteve sociale, mediave online dhe atyre lokale, rajonale e kombëtare ushqenin çdo ditë e çdo mbrëmje, çdo javë e çdo muaj të viteve pas miratimit të reformës në drejtësi, një telenovelë që ndiqej gojëhapur nga qytetarët e këtij vendi. Përmes këtij operacioni po bëhej hel mimi masiv e i pandërprerë i popullsisë, në përpjestim të drejtë me pritshmëritë e tyre të mëdha, për sistemin dhe institucionet e reja të drejtësisë, që kishin nisur të krijoheshin në Shqipëri.

Qëllimi i skenarit të kësaj telenovele, ishte hakmarrja jo vetëm e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin pjesë e listës së vizave të hequra nga SHBA, por edhe i gjithë të tjerëve bashkë me to, që nisën të dilnin jashtë sistemit nga vettingu. Të mbështetur fuqimisht nga kupola e punëve të errëta të këtij vendi, që ndjenin se po u ikte nga thonjtë parajsa e 30 viteve amulli, pjesa e kalbur e drejtësisë bëri gjithçka tjetër përgjatë këtyre viteve, përveçse të bënte drejtësi të drejtë. Sekreti hetimor u as gjesua edhe nocion. Si normë. Si rregull. Si etikë. Si kod i shkruar e i pashkruar. Si detyrim ligjor, për këdo që ka marë përsipër të jetë pjesë e pushtetit të drejtësisë dhe institucioneve të sigurisë publike. Në këto kushte dukej sikur rolin e oficerit të policisë gjyqësore po e bënte reporteri i medias. Rolin e prokurorit opinionisti, deputeti apo ish deputeti. Ndërsa rolin e gjykatave, selitë e partive të opozitës. Nuk besoj se e keni harruar që nga foltoret e tyre nisën të grumbulloheshin edhe provat, të bëheshin edhe “hetimet”, të jepeshin edhe pretencat, edhe vendimet, edhe masat e dë nimit. U shkua deri atje sa edhe kur një çështje nuk ekzistonte, ajo shpikej. Rolet e protagonistëve të saj, filluan që ti luanin aktorë “amatorë” e “profesionistë”. Derisa në përfundim të gjykimeve publike, vinte dita e madhe e “pus hkatimi” të kundërshtarit politik.

Sistemi i vjetër ndërsa ishte duke dhënë shpirt, drejtësi nuk dha dot, por bëri gjithçka për të prodhuar politikë. Si për të na kujtuar gjithmonë të gjithëve se kush e komandonte në të vërtetë atë dhe se sa të drejtë kishte mazhoranca socialiste, SHBA dhe BE që u angazhuan për ta çmontuar e për të ngritur mbi rrënojat e saj, sistemin e ri të drejtësisë. Mjafton të kesh ndjekur reagimit të SPAK për çështjen e videos për të cilën media e opozita pretendojnë se është filmuar Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar lëndë nar kotike, për të kuptuar sadopak ndryshimin që ka nisur. Sapo çështja u bë publike, institucioni i drejtësisë së re u vu menjëherë në lëvizje. Mori dëshmitë e palëve, provat e tyre dhe nisi procedurat për ti shkuar hetimit deri në fund. Mënyrë e reagimit të prokurorëve për këtë çështje, ruajtja e kofidencialitetit nga protagonistët dhe e sekretit hetimor nga institucioni, bëjnë një kontrast të thellë me dosjet e shqyrtuara deri dje nga institucionet e vjetra të drejtësisë. E ndërkohë që Prokuroria e Posaçme duket se e ka nisur punën me këmbën e mbarë, duke pritur edhe denoncimet e para nga qytetarët dhe aktorët e tjerë të jetës shoqërore shqiptare, ka trokitur momenti që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në internet, edhe pyet edhe përgjigjet po vetë:

A “e dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”. Edhe ky mesazh i SHBA për BKH dhe mesazhi që SPAK ka dhënë këto ditë, është i njëjtë: Bashkë me 2019, iku edhe koha e drejtësisë së vjetër. E bashkë me të, edhe ata që e ideuan dhe e mbajtën deri tani në këmbë. Bashkë me 2020 ka nisur jo vetëm një dekadë, por edhe një epokë e re për drejtësinë në Shqipëri!