Taulant Balla deklaron se nëse SPAK vërteton se në video është kryebashkiaku i Bulqizës i cili konsumon kok ainë atëherë ndjejmë neveri. Kreu i grupit Parlamentar i PS, ka vlerësuar nisjen e hetimeve nga SPAK për Lefter Allën si një hap në drejtësinë shqiptare. “Dua të përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë për të qartësuar cdo lloj mëdyshme. Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes. Mezi presim sapo prokuroria të ketë ngritur akuza të caktuara reagimi ynë do të jetë i ashpër.
Si çdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër. Nëse prokuroria vërteton çdo lloj akuze dënimi do të jetë maksimal”, deklaroi Balla.