Presidenti i nderit i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, nga zyra e tij në Bashki i ka bërë thirrje tifozave kuksian që të jenë sa më të shumtë në ndeshjen e nesërme që do të luajnë kundër Partizanit në “Air Albania Stadium”.

Përmes një video mesazhi, Gjici thekson se dy autobuzë do të jenë në dispozicion nga qyteti i Kukësit për tifozët, ndërsa kërkoi mbështetje edhe nga kuksianët që jetojnë në Durrës, Kamëz dhe Tiranë.Sfida mes Kukësit dhe Partizanit luhet nesër në orën 19:00 në “Air Albania”.