Rafael Nadal ka bërë një gjest të madh. Spanjolli nuk është vetëm tenisti numri një në botë, por edhe një njeri me zemër të madhe, shkruan “Daily Mail”.Një episod mori vëmendjen e gjithë medieve pasi Nadal gjatë shërbimit goditi pa dashje një vajzë që mbledh topat në fushë.
Por menjëherë pas kësaj, Nadal i kërkoi falje vajzës madje i dhuroi një puthje. Finalisti i vitit të kaluar kaloi pa vështirësi tenistin argjentinas Federico Delbonis, duke u kualifikuar në këtë mënyrë për në raundin e tretë të edicionit të 108 të Australian Open.
?(?@Eurosport_RU ) pic.twitter.com/IR5B2Z42fu
— doublefault28 (@doublefault28) January 23, 2020