Bashkia Kamëz ka nisur punën për t’iu mundësuar nxënësve të shkollave në të gjithë territorin e saj ngrohje. Kryebashkiaku Suli ka pasur një ndër prioritet e tij kryesore përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, kopshte dhe çerdhe si dhe këtë vit janë planifikuar të ndërtohen të tjera objekte arsimore. Ky fillimvit i ka gjetur dy prej shkollave të para me ngrohje, falë vëmendjes së Bashkisë Kamëz dhe investimit të kryer në kohë rekord.
“Në shkollën “Nënë Tereza”, në Laknas, për herë të parë u vunë në funksion kaldajat, duke ofruar tashmë një ambient më të ngrohtë për mbarëvajtjen e proçesit mësimor. Jemi pranë fëmijëve, për t’ju ofruar vëmendjen e shumëmunguar!”-thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli. Ndërsa drejtori i shkollës Iljaz Çerpja thotë se: -“Kaldaja e re na e ka zgjidhur problemin e ngrohjes në mënyrë të jashtëzakonshme falë interesimit të kryetarit të Bashkisë, i cili jo vetëm është interesuar për instalimin e saj, por na ka sjellë dhe bazën materiale të funksionimit të saj. Tashmë nxënësit e shkollës sonë janë në kushte komode. Unë kam 7 vite në këtë shkollë dhe asnjë vit nuk kemi patur këto kushte më parë”.
Edhe shkolla “100 Vjetori” i priti nxënësit e saj, me kushte të reja dhe bashkëkohore në këtë fillim viti. Pas shumë vitesh, u vendosën në funksion kaldajat, duke ofruar kështu, një ambient sa më të ngrohtë dhe komod për zhvillimin e procesit mësimor”-tha kryetari i Bashkisë Rakip Suli. Ky proçes do të shtrihet në të gjithë territorin deri në përfundimin dhe pajisjen me ngrohje në të gjitha shkollat e Kamzës.
✅Në shkollën “Nënë Tereza”, në Laknas?, për herë të parë u vunë në funksion kaldajat, duke ofruar tashmë një ambient më të ngrohtë?, për mbarëvajtjen e proçesit mësimor??.Jemi pranë fëmijëve?, për t’ju ofruar vëmendjen e shumëmunguar!
Gepostet von Rakip Suli am Dienstag, 21. Januar 2020