Real Madrid e ka nisur vitin 2020-të me një fitore.
Skuadra e Zidane, që kishte marrë tri barazime në tri ndeshjet e fundit të La Liga-s, ka mundur 3-0 Getafe-n në trnafertë.
Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Coliseum Alfonso Perez ka qenë Raphael Varane.
Mbrojtësi francez ka shkaktuar autogolin e portierit Soria në minutën e e 34-t dhe ka realizuar golin e dytë në të 53-ën. Në minutën e fundit të takimit ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, i realizuar nga Luka Modric.
Real Madrid është ngjitur në vendin e parë me 40 pikë, një më shumë se Barcelona e vendit të dytë që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Espanyol.