Milan arriti pas më shumë se një muaji të rikthehet te fitorja dhe për këtë u desh goli i Leaos dhe padyshim ai i Zlatan Ibrahimovic, i cili ka bërë me krahë tifozët e Milanit.

Një nga tifozët më të çmendur të kuqezinjve është edhe Tiziano Crudeli.Ky i fundit njihet për përjetimet emocionale që ka kur komenton ekipin e tij të zemrës.

Në komentin e sfidës së djeshme ndaj Cagliarit, Crudeli ka shpërthyer në momentin që Ibrahimovic ka shënuar, duke përsëritur gati në lot: “Ka shënuar Zlatan!”.