Nga Erjon Braçe
Tenderat! Tenderat pa garë! Vidhen! As qe e diskutoj; Tenderat publike jane nje shenjester e lehte e kujtdo qe do te akuzoje nje qeveri. Jo thjesht prej tyre, por prej funksionareve politike se pari, zyrtareve publike se dyti, klienteve se treti dhe, atyre qe heshtin se fundi. Ndaj nuk kam asgje me opoziten dhe te folurin e saj, shume mire ben qe flet; E kam bere dhe une kur kam qene ne opozite, me fakte.
Pra, A kontrollojmë pak faktet? 1.Tenderat pa garë si çështje! Une kam te dhenat e fundit, vitin 2019; Numri i procedurave negociim pa shpallje (konsideruar rendom pa gare) Në 2019-tën ishte: 192, vetëm 92 nga 7384 procedura në total! Vetëm 2.5% e procedurave! Niveli më i ulët historik në 10 vitet e fundit! Më vlerë zuri 2.3 miliardë lekë nga 110.6 miliardë lekë vlerë e prokuruar në total! Vetëm 2.1% e vlerës totale të prokuruar! Niveli më i ulët historik në 10 vitet e fundit! A eshte mire kjo?
Une them PO! Te ulesh ne 2.1% nga 13.9% ne 2013-ten, 9.3% ne 2012-ten, 8.9% ne 2011-ten, 7.2% ne 2010-ten apo nga 8.8% ne 2015-ten, 7.0% ne 2016-ten, 6.5% ne 2017-ten, 3.8% ne 2018-ten eshte nje pune e mire; Ndaj dua ta falenderoj pa fund drejtoreshen e Agjencise se Prokurimit Publik dhe cdo nepunes aty per korrektesine ne permbushjen e nje objektivi qe zhben kufizimin e gares.
2.Kursim nga tenderat publikë si çështje! Perseri une kam te dhenat e fundit, pra vitin 2019; Kursimi nga tenderat publikë për vitin 2019 ishte: 7.8 miliardë lekë! Pra nga vlera e prokururuar (perfshire edhe “tenderat pa gare”, edhe aty ka patur kursim) prej 90.2 miliardë lekë, janë kursyer 7.8 miliardë lekë! Ky kursim është sa 8.7% e fondit të tenderuar. A eshte nje pune e mire kjo?
Une them PO! Te kursesh me shume permes garave efektive dhe te rritesh kursimin ne 8.7% te 90 miliardeve te prokuruar e perfunduar kete vit nga 6.2% te 102 miliardeve te prokuruar nje vit me pare, eshte nje pune e mire! Por a mbaruan problemet me tenderat? Asfare! Ka probleme sa te duash, ka gara fiktive-qe sjane gara hic, te paracaktuara, ka nderhyrje klienteliste banale por edhe te sofistikuara, ka… Ndaj cmoj te foluren me fakte, qesim si duhet kujt. Ne do punojme edhe me fort per garat reale.