Kryeministri i Irakut ka dënuar vrasjen e Gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe komandantit irakian Abu Mahdi al-Muhandis duke thënë se kjo ngjarje do të ndezë luftën në Irak, rajon dhe në gjithë botën.
“Asgjesimi i një komandanti ushtarak irakian i cili mban një pozitë zyrtare konsiderohet agresion në Irak. Dhe likuidimi i liderëve të Irakut, apo vendeve vëllazërore në tokën irakiane është shkelje masive e sovranitetit.’’- tha kryeministri Adel Abdul Mahdi.
Dy liderët ushtarakë, Qasem Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis u vranë gjatë një sulmi ajror të forcave të SHBA. Tre raketa goditën aeroportin internacional të Baghdadit duke lënë të vdekur pesë irakianë dhe dy fqinjë,
Qasem Soleimani ka qenë pjesë e Gardës Revolucionare dhe një nga armiqtë kryesorë të SHBA.