Parlamenti i Irakut kërkon me anë të një rezolute largimin e trupave amerikane nga vendi pas sulmeve të së premtes ku mbetën të vdekur gjenerali iranian Qaem Soleimani, një komandant irakian dhe zyrtarë të tjerë të vendit.

“Qeveria irakiane merr përsipër të anulojë kërkesën e saj për ndihmë nga koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin ekstremist të Shtetit Islamik për shkak të përfundimit të operacioneve ushtarake në Irak dhe arritjes së fitores“, thuhej në rezolutën e miratuar sot.

Qeveria e kryeministrit Adil Abdul-Mahdi duhet “të punojë për t’i dhënë fund pranisë të të gjitha trupave huaj në tokën irakiane dhe t’i ndalojë ata të përdorin tokën, hapësirën ajrore ose ujin për çdo arsye“, shtonte rezoluta.

Pikërisht prania e SHBA në hapësirën ujore, ajrore dhe tokësore të Irakut shkaktoi edhe sulmin ndaj gjeneralit iranian Qasem Soleimanit në Baghdad.

Ndërkohë koalicioni kundër ISIS, i udhëhequr nga SHBA ka ndaluar sulmet nga Shtetit Islamik duke u tërhequr për të mbrojtur tashmë bazat ushtarake në Lindjen e Mesme të cilat janë të rrezikuara seriozisht nga Irani kërcënues.