Xhensila Myrtezaj, Almeda Abazi dhe Miriam Cani u bënë nëna në kohë të ndryshme. Xhensila solli një vajzë dy vite më parë të cilën e pagëzoi me emrin Ajka. Almeda u bë nënë vitin e kaluar me lindjen e Efehanit. Ndërsa Miriami u bë nënë për herë të dytë këtë javë duke sjellë në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Duam.

Pas lindjes, të tre artistet morën të njëjtin vendim. Bëhet fjalë për procesin e ruajtjes së qelizave staminale të bebeve, për të siguruar të ardhmen e shëndetit të familjes. Xhensila dhe Almeda e njoftuan këtë vendim me anë të postimeve në rrjete sociale dhe të njëjtën gjë ka njoftuar sot Miriami.

Qelizat staminale janë shumë të rëndësishme për shëndetin e fëmijës prandaj shumë nëna në botë zgjedhin t’i ruajnë. Qelizat staminale krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes shëndetit të mirë të foshnjës në kohën kur lindin dhe shëndetit të tyre të mirë në të ardhmen.