Një moment i bukur është kapur në tunel teksa po zbrisnin në fushë Sevilla dhe Real Madrid për ndeshjen e kampionatit të fituar nga “merengues”. Regulion, talenti i Real Madridit, në huazim te Sevilla, ka parë portierin Courtois dhe i ka thërritur “xhirafa, xhirafa… Si je? M’u bë qejfi që të pashë!”… Portieri ka buzëqeshur dhe e ka përqafuar!