Nëse je gjerman dhe do të grumbullohesh me kombëtaren gjermane në Euro 2020, e mira është që të luash në Bundesligë. Nëse nuk të kërkon Bayern, shko te Borussia Dortmund. Ky mund të quhet ligj i pashkruar në futbollin gjerman dhe Emre Can e di mirë.

Mediat italiane dhe ato gjermane shkruajnë se mesfushori i Juventusit po bën gati valixhet për t’u transferuar në “Signal Iduna Park”. Detajet e fundit po përfundojnë dhe bëhet fjalë që operacioni të kushtojë 30 milionë euro. Nesër janë programuar vizitat mjekësore dhe gjërat do të jenë zyrtare. A ta urojmë që tani?