Përplasje titanësh në FA Cup, mes Liverpulit dhe Evertonit. Një ndër derbet më të zjarrtë në Angli.

‘Urrejtjen’ që dy klubet kanë për njëra-tjetrën nuk hezitojnë ta shfaqin në forma të ndryshme, derisa tifozët e Evertonit janë treguar kreativë para ndeshjes së sotme.

Ata kanë kthyer shpinën në momentin e këndimit të himnit të famshëm të tifozëve të Liverpulit ‘You’ll Never Walk Alone”.